Era ka gati tre këngë të reja për tregun ndërkombëtar

Era ka gati tre këngë të reja për tregun ndërkombëtar

Era Istrefi edhe pse me një pauzë të theksuar prej hitit “BonBon” dhe “Redrum”, është gati që përsëri të pushtojë tregun muzikor.

Një këngëtare që dallohet lehtë nga të tjerat në sajë të stilit unik që ka. Kënga e saj drejt suksesit ndërkombëtar ishte “Bon Bon” e pasuar dhe nga projekti i radhës i quajtur “Redrum”.

Epo Era ka ndërmend të godasë fuqishëm këtë herë. Më 25 gusht do të publikohet bashkëpunimi me French Montana, “No I love you”, shkruan Who.

Dhe jo vetëm kaq! Projektet e reja “në arkivë” quhen “Sapphire” dhe “Home with you”, të punuar nga producentë të njohur ndërkombëtarë.

Padyshim që ky do të jetë viti i suksesit për Era Istrefin. /Telegrafi/BonZo/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *