Kate Middleton shfaqet me sy të nxirë, çfarë fshihet pas fotos që acaroi familjen mbretërore

Kate Middleton shfaqet me sy të nxirë, çfarë fshihet pas fotos që acaroi familjen mbretërore

Dukesha e Cambridge, Kate Middleton, është një ndër personazhet më të pëlqyer dhe karizmatikë të një prej familjeve mbretërore të rëndësishme në botë, asaj britanike.

E njohur për stilin tejet të veçantë, i cili duket thuajse i pangatërrueshëm me atë të Lady Dianës, ”Princesha e re e popullit” është shpeshherë pjesë e tabloideve dhe mediave më të rëndësishme në vend. Por, një foto e saj me sy të nxirë që qarkullon së fundmi në rrjete sociale, jo vetëm që ka tërhequr vëmendjen e publikut të thjeshtë, por ka nxitur edhe reagimin e menjëhershëm të familjes mbretërore duke denoncuar rastin në fjalë si një shkelje flagrante të përdorimit të imazhit për qëllime përfitimi publik. Fotoja , e cila bëri xhiron e rrjetit brenda pak orësh, ngjizi kureshtje tek miliona fansa të cilët aluduan se Kate mund të ishte viktimë e abuzimit fizik, por në të vërtetë bëhet fjalë për një foto të retushuar në Photoshop e cila ka si qëllim të promovojë një produkt bukurie.

kat

\living.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *