Pse Ronaldo duhet ‘patjetër’ të luajë në Shkup, tifozët e Milanit kundër Realit

Pse Ronaldo duhet ‘patjetër’ të luajë në Shkup, tifozët e Milanit kundër Realit

Sonte në fillim të 20.45 fillon ndeshja e Superkupës mes Real Madridit dhe Manchester United. Përballja e shumëpritur do jetë mjaft interesate mbi të gjitha edhe për përballjen mes Christiano Ronaldo dhe Jose Mourinho, shkruan “Bild”.

Përndryshe nga 1998 deri 2013 kjo kupë e rëndësishme është zhvilluar në Monaco, ndërsa më vonë, UEFA vendosi që kjo përballje të luhej në stadione të ndryshme për të motivuar anëtaret më të vogla.

Pas Pragës, Kardifit, Tiflisit dhe Trondheim këtë fat e gëzon qyteti i Shkupit me rreth 570.000 banorë. Përkundër temperaturave të larta prej 40 gradësh, në Filip II Arena ndeshjen do e ndjekin 33 460 tifozë.

Premia e fitores së sotme mes Realit dhe Manchesterit është 3 milion euro. Por ama, për Realin ka edhe një fakt tjetër: Ronaldo dhe Co. kërkojnë të kthehen në klubin e dytë në histori që mbrojnë titullin e Superkupës. Verës 2016 Reali fitoi duelin me Sevillën, 3:2.

Trajneri i Realit, Zinedine Zidane (45) në intervistën e dhënë për UEFA theksoi: “Ky klub, ky institucion është i uritur gjithmonë për më tepër sukses. Ne të gjithë e dimë se ku qëndrojmë dhe kërkojmë më tepër. Fitimi i titullit na ndihmon për sezonën e ardhshme, sepse kjo na motivon për të përsëritur këtë sukses.”

Dy herë rresht këtë titull e kishte fituar AC Milan (1989, 1990). Ndërsa Reali mund ta barazojë sonte dhe mund të fitojë titullin treherë brenda katër vitesh.

Zidane: „Ronaldo është këtu për të luajtur. Ai është i gatshëm si në finalen e Champions League.“

Në anën tjetër, Mourinho ka fituar gjithë titujt e mundshme deri tani, por jo edhe Superkupën. Jo më kot ndeshja e sotme është e një rëndësie të veçantë për të gjithë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *