Si i inkurajon Aurela nënat e reja?

Si i inkurajon Aurela nënat e reja?

Këngëtarja Aurela Gaçe njihet për performancat shpërthyese në skenë dhe regjimin e rregullt gati të rreptë stërvitor që ndjek. Tetë muaj pas lindjes së vajzës së saj të dytë, këngëtarja përcjell përmes Instagram një mesazh tepër inkurajues për nënat e reja si ajo. ja seç shkruan ajo në këtë postim:

Fotoja nr.1, fiks dy muaj mbas lindjes së vajzës së dytë ( sapo kisha filluar pak e nga pak ecje). Fotot e tjera sapo u shkrepën. 88 kg shkova. E tani, sot 8 muaj mbas lindjes, peshorja shënon 71, vetëm e vetëm me punë. #dylindje #prerjeçezariane #aspakelehtë.

Asgjë nuk është e pamundur. Për të gjitha nënat e reja, mos kujtoni se nuk mundeni.

TË DASHURA , NE JEMI TË BUKURA ASHTU SIÇ JEMI SEPSE TRUPAT TANË KANË MBAJTUR JETËN E RE, ZOTI NA KA BEKUAR ME KËTË MUNDESI. POR, POSTIMI IM ËSHTË JO EDHE JO PËR PESHËN. JO EDHE JO PËR KILOGRAMËT. NA DUHET TË JEMI TË SHËNDETSHME, TË FORTA, PËR FËMIJËT TANË. TË JEMI MË TË LUMTURA PËR VETEN, PËR FAMILJEN E PËR SHOQËRINË. ME SPORT, MË BESONI QË ÇLIRON ENERGJITË NEGATIVE QË DUAM S’DUAM, I MARRIM SEPSE JEMI NJERËZ. #JODIETA #USHQEHUSHENDETSHËM.

BËJMË SHËRBIMIN MË TË MIRË SHËNDETIT TONË. EDHE FËMIJËVE U JAPIM FORCË TË MOS DORËZOHEN PËR ASGJË NË JETË.

MOS LEJONI ASNJË T’JU TREGOJË TË KUNDËRTËN.

NE NËNAT JEMI TË BUKURA me çdo shenjë në trup, me celulit, me tule. Zoti e di pse na e dha neve këtë MUNDËSI. Se e di AI që ne jemi luanesha të brishta.”

Aurela sapo ka publikuar klipin e ri në bashkëpunim me Fifin, me titull “S’nuk”. Merrni shembull nga vullneti i këngëtares, gjithçka ëhtë e mundur që të jetoni shëndetshëm!

\bordo.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *