10 fakte interesante rreth marteses:
1. Per shkak te punes, marteses, televizionit, internetit, hobive te ndryshme, kujdesit ndaj shtepise, dhe pergjegjesive familjare, mesatarisht nje cift i martuar kalon vetem 4 minuta ne dite se bashku ne intimitet.
2. Mbi 75% e personave te cilet martohen me partnere te punes divorcohen perfundimisht.
3. Te martohesh nen moshen 25 vjec rrit ne menyre dramatike rrezikun e divorcit. Gjithashtu rreziku i divorcit eshte me i larte nese femra eshte me e madhe ne moshe se mashkulli, edhe pse e kunderta nuk eshte nje faktor i forte.
4. Probabiliteti qe martesa e pare te perfundoje ne divorc brenda 5 vjeteve te para eshte 20%, por probabiliteti qe nje bashkejetese paramartesore te perfundoje ne ndarje brenda 5 vjeteve eshte 49%. Pas 10 vitesh, probabiliteti i divorcit te nje martese eshte 33%, duke e krahasuar me 62% te bashkejeteses.
5. Perafersisht 6 miliarde dollare ne te ardhura, humben nga bizneset amerikane si rezultat i uljes se produktivitetit te punetoreve lidhur me veshtiresite e marteses. Te punesuarit, te cilet kane nje martese te lumtur, rrisin produktivitetin e nje kompanie.
6. Martesa ndikon me shume ne nxitjen e kenaqesise se jetes, sesa ate te parave, seksit, apo edhe vete femijeve, thone psikologet e Universitetit Wake Forest.
7. Me shume se miqesia, te qeshurat, te falurat, qendrueshmeria dhe seksi, bashkeshortet mendojne se besimi eshte elementi thelbesor per nje martese te lumtur.
8. Nje studim 15-vjecar zbuloi se niveli i lumturise se nje personi para marteses, ishte parashikuesi me i mire i lumturise pas marteses. Me fjale te tjera, martesa nuk te ben automatikisht te lumtur.
9. Mbi 40% e cifteve te martuara ne SHBA perfshijne te pakten nje bashkeshort qe ka qene martuar me pare. Deri ne 60% te femrave dhe meshkujve te divorcuar, martohen serish, shume prej tyre brenda 5 vjeteve.
10. Rendi i lindjes mund te ndikoje nese nje martese ka sukses apo deshton. Martesat me te suksesshme jane ato ne te cilat motra me e madhe e vellezerve martohet me vllain me te vogel te motrave. Dy te lindur te pare, gjithsesi tentojne te jene me agresive dhe mund te krijojne nivele te larta te tensionit. Probabiliteti me i madh i divorceve ndodhin kur nje femije i vetem martohet me nje tjeter femije i vetem.