Në vitin 1964, Vladimir Nabokov publikoi një përkthim në anglisht të klasikut të Pushkinit, “Eugjen Onjegin”.
Për çerek shekulli, kritiku letrar Edmund Wilson, mik i ngushtë i Nabokovit, qëndroi i heshtur publikisht në lidhje me krijimtarinë e Nabokovit. Kështu, kur Wilson “e bëri copash” përkthimin e mikut të tij në “The New York Review of Books”, e barazoi miqësinë e tyre me zero.
Pse e sulmoi Wilson mikun e vet? Wilson në fakt i erdhi në ndihmë Nabokovit vite më parë, kur pavarësisht se e kishte ndërtuar emrin si shkrimtar në Europë, nuk mund të thuhej e njëjta gjë për në Amerikën e Veriut. Ishte pikërisht Wilson që u kujdes që Nabokov të vazhdonte të publikonte, duke bindur editorin e “The New Yorker” të mos ia redaktonte anglishten e çuditshme. Për një farë kohe, Wilson and Nabokov e donin shoqërinë e njëri-tjetrin dhe korrespondenca mes tyre është botuar pas vdekjes së të dyve.
Sipas studiuesve që kanë ndjekur ecurinë e tyre, konkurrenca ishte njëra nga arsyet që çoi në prishjen e kësaj miqësie. “Memoirs of Hecate County” ishte romani erotik i Wilson, i botuar në vitin 1946, por që nuk pati as një fraksion të suksesit të “Lolitës” në vitin 1958. Ai roman e ngjiti Nabokovin në elitën e shkrimtarëve dhe mbetet edhe sot një klasik i pakontestueshëm.
Arsyeja tjetër ishte komunizmi. Për dekada, Wilson kishte shprehur përkrahjen ndaj regjimit të Bashkimit Sovjetik.
Në 1958-n, kur Nabokov ishte në kulmin e suksesit, Wilson ishte lajm i vjetër dhe po të tilla ishin edhe temat e tij të preferuara. Personalitet zbehen, kjo nuk është për t’u habitur. Por do të ishte për të ardhur keq nëse kontributi i një prej kritikëve më të mirë të letërsisë së fllimshekullit të 20-të të reduktohet vetëm në marrëdhënien e tij me Nabokovin.