Modestja Emina Cunmulaj, kësaj here xhiron veten në fshat teksa vjel rrush

Modestja Emina Cunmulaj, kësaj here xhiron veten në fshat teksa vjel rrush

Modelja e njohur shqiptare Emina Cunmulaj muajt e fundit ka qëndruar tek familja e saj në Mal të Zi.

Përkundër faktit që bën jetë milionereje në Amerikë, ajo ka treguar se di të jetë edhe një person krejt i thjeshtë.

Madje, vetëm pak ditë më parë ajo ishte mjaft e përfolur në media lidhur me deklaratat për jetesën e saj në fshat, ku edhe deri në një moshë të adoleshencës ishte marrë me rritjen e bagëtive.

Cunmulaj është shumë aktive në rrjetet sociale, dhe ndan me ndjekësit thuajse çdo ditë imazhe nga jeta e saj e përditshme.

Së fundmi, ajo ka publikuar disa video në InstaStory, ku shfaqet teksa vjel rrush në fshatin e saj, në shoqëri të familjarëve.

Ajo e përshkruan si kënaqësi vjeljen e rrushit, teksa për ta bërë këtë gjë, i është dashur kapërcimi e telave, njëlloj siç bënte kur ishte fëmijë. /Telegrafi/BonZo/

Emina Cunmulaj 2

Posted by N’Rm I on Wednesday, 9 August 2017

Emina Cunmulaj 1

Posted by N’Rm I on Wednesday, 9 August 2017

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *