Si të sistemoni raftet me libra…

Si të sistemoni raftet me libra…

Sado të vogël ta keni apartamentin do ta gjeni gjithmonë vendin për libra. E rëndësishme është të dini se si t’i sistemoni, në mënyrë që të përdorni me mençuri hapësirën për rafte dhe në të njëjtën kohë ta keni të lehtë të gjeni librat që ju nevojiten në çdo kohë. Për ta arritur këtë ne do t’ju japim disa këshilla se si të sistemoni librat nëpër rafte. Hidhuni një sy!

A; B; C: Kjo është metoda më e zakonshme për të organizuar librat. Mund t’i renditni librat në bazë të germës së parë të titujve ose emrave të autorëve, është në zgjedhjen tuaj.

Ngjyrat: Kjo është interesante. Këtu mund të luani me ngjyrat e kopertinave në bazë të preferencave tuaja, duke i përzierë ose duke i përshtatur në bazë të toneve. Më shumë sesa për të thjeshtuar gjetjen e librave, kjo mënyrë është tërheqëse për sytë.

Shtëpitë botuese: Jo të gjithë e preferojnë një mënyrë të tillë sepse duhet të kujtohesh gjithmonë se cila shtëpi botuese e ka nxjerrë në treg një libër të caktuar, megjithatë mund ta provoni.
Përmbajtja: Kjo është mënyra më e thjeshtë për të gjetur diçka që ju duhet në një kohë të dytë. Ndajini librat sipas përmbajtjes: librat me poezi më vete, ata historikë në një raft tjetër e kështu me radhë.

Përgjigjja emocionale: Kjo është shumë personale. E bukura e letërsisë është pikërisht kjo: i njëjti libër shkakton përgjigje të ndryshme emocionale në njerëz të ndryshëm. Megjithatë, një ngjarje e trishtuar mbetet e tillë kushdo ta lexojë.

Bëjeni zgjedhjen interesante. Kthejini librat në të kundërt në mënyrë që të mos i shihni titujt. Sa herë dëshironi të lexoni diçka tërhiqni një libër pa e ditur se cili është. Çdo herë do të zbuloni diçka të re.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *