Si të trajnoni trurin që mos të keni shqetësime?

Si të trajnoni trurin që mos të keni shqetësime?

Të gjithë njerëzit janë të shqetësuar për diçka, dikush për para, dikush për shëndet, apo edhe për gjëra tjera.

Shqetësimi mund të ndikojë shumë në shëndetin tonë dhe brengosja e tepërt mund të sjellë humbjen e oreksit, pagjumësinë dhe ul performancën në punë

Ja se si të ushtroni trurin që mos të shqetësoheni:

Shkruani gjërat

Teknika e shkrimit të gjërave për të cilat shqetësoheni është shumë efikase. Nëse nuk ju zë gjumi për shkak të një brenge, atëherë shkruajeni. Në këtë mënyrë truri juaj do të përjetojë një lehtësim dhe ju nuk do të keni nevojë të mbani mend detajet pasi tashmë ato janë në letër. Gjithashtu, kur të shkruani problemet, truri juaj është në gjendje të fokusohet te zgjidhja e brengës që keni.

Meditimi

Meditimi është një metodë e shkëlqyeshme për të relaksuar trurin tuaj. Studimet kanë gjetur se meditimi redukton ankthin. Edhe pse mund të mendoni se nuk keni kohë për të mbyllure sytë për 30 sekonda, gjejeni kohën dhe filloni të meditoni. Në këtë formë ndihmoni të reduktoni nivelin e lartë të stresit.

Ushtrimet

A keni dëgjuar ndonjëherë dikush të thotë se ushtrimi është një mënyrë e shkëlqyer për të lehtësuar stresin? Këtë gjë e ka vërtetuar edhe shkenca. Hulumtimet theksojnë se ushtrimet efektet e stresit oksidativ. Studimet kanë treguar se ushtrimet rigjenerojnë trurin dhe e bëjnë atë rezisent ndaj stresit. Ushtrimet gjithashtu zvogëlojnë ritmin e zemrës dhe frymarrjes që ndodhin gjatë kohës kur jeni të shqetësuar. Mjafton 10 minuta ushtrime në ditë dhe do të ndjeheni më të relaksuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *