Adhuruese të grimit, me siguri po mendoni se cilat do të jenë tendencat në make up për sezonin që po vjen, apo jo? Ne kemi menduar t’i paraprijmë dhe t’ua bëjmë të ditur që tani, në mënyrë që të eksperimentoni në look për vjeshtën që po vjen.

Për grimin e syve mbetet protagonist tendenca smokey, por në një version më të zbutur ose me shkëlqim. Qerpikët dhe vetullat do të kenë ngjyra më pop për të rënë në sy.

Tek buzët fokusohuni në ngjyrën violë dhe atë rozë kur të doni të nxirrni në pah sytë. Preferohen edhe ngjyrat natyrale nude ose ngjyrë mishi.

Njihuni me këto tendenca, shfletoni galerinë për disa ide më shumë mbi sezonin e ardhshëm  dhe provojini ato që tani!