Superkupa e Spanjës, “El Clasico” , rikthen betejën mes gjigantëve të futbollit

Superkupa e Spanjës, “El Clasico” , rikthen betejën mes gjigantëve të futbollit

El Clasico e parë sezonale mes Realit të Madridit dhe Barcelonës do të rikthejë betejën e fortë në fushë dhe jashtë saj mes dy gjigantëve të futbollit iberik.

Në Lojë është Superkupa e Spanjës dhe këtë të dielë në mbrëmje në Kamp Nou katalanasit do të kërkojnë të përfitojnë ndaj galaktikëve që e kanë nisur tashmë sezonin me trofe.

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde do të provojë për herë të parë atmosferën e një El Clasico si protagonist, pasi përballja para një muaji në Majami mes katalanasve dhe Realit ishte vetëm një miqësore. Dy gjigantët nuk janë përballur që prej vitit 2012 në një kompeticion zyrtar, në kohën kur ishte Real asokohe që ngrinte trofeun.

Me Neymar tashmë një kapitull i mbyllur në histori, klubi Blaugrana ka varfëri në repartin ofensiv.  Deulofeu dhe Pako Alkaser janë të vetmit që mund t’i bashkohen Mesit dhe Suarezit në sulm, në një skemë 4-3-3 që trajneri do ta mbajë si paraardhësi i tij, Luis Enrike.

Në kampin tjetër Reali i Madridit vjen nga fitorja ndaj Manchester United në Superkupën e Europës me optimizmin maksimal, por edhe këta nuk do të mund të mbështeten në shërbimet e kroatit Luka Modric, i cili është i pezulluar. Kjo i shton dilemat e trajnerit Zidan për zëvendësuesin, nëse do të jetë Kovacic apo blerja e re Dani Sebajos, ai që do të furnizojë me topa Ronaldon në repartin ofensiv. /TCh/BonZo/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *