Paulinho kalon në kuadër të Barcelonës

Paulinho kalon në kuadër të Barcelonës

 Barcelona ka përforcuar radhët me futbollistin brazilian, Paulinho.

Sipas shtypit spanjoll, ky është një përforcim i duhur për klubin katalunas që do të luftojë për të gjitha trofetë.  Në fakt, Barcelona ka zyrtarizuar nënshkrimin me Paulinho-n për 40 milionë euro. Firma e brazilianit për katër sezone do të paraqitet të enjten, në orën 14:15, në “Camp Nou”.

Ish-lojtari i Tottenham dhe Guangzhou Evergandre ka një klauzolë prej 120 milionë eurosh në rast se do të largohet nga katalunasit si bashkatdhetari i tij, Neymar. Klub zbulon edhe agjendën e Paulinhos, që do të kalojë ekzaminimet mjekësore të enjten dhe më pas do të nënshkruajë kontratën. /TCh/BonZo/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *