Ronaldo imiton Mesin me fanellën, por rrezikon edhe dënim të rëndë

Ronaldo imiton Mesin me fanellën, por rrezikon edhe dënim të rëndë

Kristiano Ronaldo mbetet personazh i jashtëzakonshëm, në çdo drejtim.

Lajm ishte nisja e tij nga stoli, sepse është ende larg formës optimale, lajm ishte edhe fakti që luajti 24 minuta, shënoi një supergol dhe i tregoi fanellën stadiumit “Camp Nou”, ashtu si bënte pak kohë më parë Mesi.

I kushtoi një karton të verdhë Ronaldos ai gjest, ndërsa kartoni i dytë erdhi kur u rrëzua në zonë pak minuta pas golit. Dalja me karton të kuq është vetëm pjesa e parë e historisë, sepse Ronaldo i shkoi nga pas dhe e goditi lehtë me grusht arbitrin e ndeshjes. Gjest i pafalshëm, që natyrisht do të kalojë në Komisionin e Disiplinës dhe Ronaldo rrezikon shumë, deri në 5 ndeshje pezullim. /Sportekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *