Afati i fundit i aplikimit: 27 gusht 2017
Kush mund të aplikojë: Të rinj të moshës 18 deri 30 vjeç, nga Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Republika Çeke, Maqedonia, Gjeorgjia, Gjermania, Hungaria, Italia, Kosova, Portugalia, Federata Ruse, Serbia, Spanja
Vendi: 06-13 Nëntor 2017 / Kapraluv Mlyn, Republika Çeke
Ekoturizmi mund të përshkruhet si “udhëtim i përgjegjshëm në zonat natyrore që ruan mjedisin, mbështet mirëqenien e popullit vendas dhe përfshin interpretimin dhe edukimin”. Besohet se shumë komunitete lokale mund të përfitojnë nga promovimi i eko-turizmit në zonat e tyre, veçanërisht nëse ndodhen afër parqeve natyrore dhe zonave të mbrojtura. Organizata rinore YEE dëshiron të gjejë mënyra për të fuqizuar evropianët e rinj që të ndjehen më të përgjegjshëm për shtëpitë dhe komunitetet e tyre dhe të kenë kompetenca të mjaftueshme për të nxitur eko-turizmin dhe për të mbrojtur atdheun e tyre. Qëllimi i këtij kursi trajnimi është përforcimi i pjesëmarrjes së të rinjve dhe qytetarisë aktive nëpërmjet ekoturizmit dhe projekteve përkatëse.
Kriteret e aplikimit:
Aplikanti duhet
Të jetë 18-30 vjeç (me pak pjesëmarrës që mund të jenë mbi 30 vjeç) nga vendet e Shqipërisë, Armenisë, Azerbajxhanit, Republikës Çeke, Maqedonisë, Gjeorgjisë, Gjermanisë, Hungarisë, Italisë, Kosovës, Federatës Ruse, Serbisë dhe Spanjës;
Teë ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
Të jetë përfshirë në mënyrë aktive në organizatat rinore të të rinjve (si punonjës ose vullnetarë) preferenca do t’u jepet përfaqësuesve të organizatave anëtare të YEE dhe partnerëve të projektit;
Të jetë i shqetësuar për biodiversitetin, ambientalizmin;
Të jetë përfshirë në mënyrë aktive në komunitetin lokal dhe rajonal;
Pjesëmarrësit nuk duhet të kenë domosdoshmërisht përvojë në ekoturizëm, por duhet të kenë përvojë në punën me të rinjtë dhe të jenë në gjendje të kontribuojnë si agjentë, duke ndarë njohuritë e fituara gjatë kursit të trajnimit me të rinjtë e tjerë;
Cilat shpenzime mbulohen:
Strehim falas dhe ushqim vegjetarian do të ofrohen për të gjithë pjesëmarrësit për tërë kohëzgjatjen e kursit të trajnimit;
Shpenzimet e udhëtimit do të rimbursohen deri në një maksimum për pjesëmarrës nga:
– Republika Çeke, Hungaria: 180 EUR
– Shqipëria, Federata Ruse, Serbia, Italia, Gjermania, Spanja, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, Kosova * Rezoluta e OKB-së: 275 euro
– Armenia, Portugalia, Azerbajxhani, Gjeorgjia: 360 euro
Nuk ka asnjë tarifë për pjesëmarrje në këtë kurs trajnimi.
Si të aplikoni?
Nëse keni ndonjë pyetje ju lutem kontaktoni Natalia Luchko në natalia@yeenet.eu.
Formularin e aplikimit e gjeni këtu.
Për më shumë informacion klikoni këtu /mundesi.al/