“I dashur AC Milan, ne jemi Shkëndija nga Tetova” (VIDEO)

“I dashur AC Milan, ne jemi Shkëndija nga Tetova” (VIDEO)

Klubi tetovar Shkëndija me një video shumë kreative i tregon klubit të Milanit, se kush është ky klub historik, si dhe disa karakteristika tipike për Tetovën dhe shqiptarët.

Me disa krahasime interesante, klubi jonë i zemrës i dëshmon AC Milanit se edhe Shkëndija është klub i përmasave Evropiane dhe se shqiptarët kanë me çfarë të krenohen.

Videoja fillon me përshkrimin e prejardhjes tonë Ilire, në sfond mund të dëgjohet muzika e bukur shqipe. Një projekt i mirërealizuar nuk kishte si të anashkalojë emrat që na bëjnë krenarë gjithë shqiptarëve si: Blerim Destani, Rene Rexhepi dhe Omer Xhemaili.

Video përfundon me mesazhin se “Zemrat e tetovarëve dhe gjithë shqiptarëve do rrahin njejtë si ato të Rossonjerëve: KUQ E ZI”

Shkëndija përmbyll videon me mesazhin “Ci vidiamo amici” (Shihemi miq).

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *