Origjina e vërtetë e termit “Makiavelist”

Origjina e vërtetë e termit “Makiavelist”

Termi “makiavelist” është sinonim i cinikut, të ftohtit, përllogaritësit. I gjithë faji është i frazës famëkeqe “qëllimi justifikon mjetet”, i cili thotë se për arsye shtetërore mund të shkelet cdo kod moral. Megjithatë, Makiaveli as e ka shkruajtur, as e ka thënë ndonjëherë atë frazë.

Në kapitullin e Princit ku flet për mizorinë dhe mëshirën, dhe nëse për një princ është më mirë ta duan apo ta kenë frikë, Makiaveli shkruan: “Cesare Borgia konsiderohej mizor: megjithatë, ajo mizori e tija e kish bërë Romanjan të bashkuar, në paqe dhe në besim”.

Princi ideal duhettë konsiderohet i mëshirshëm dhe jo mizor, por duhet të bëjë shumë kujdes që të mos e përdorë keq këtë mëshirë. Nëse je shumë i mirë mund të krijosh dëme, ashtu sikurse nëse je shumë mizor për një kohë të gjatë.

Ideale pa ideologji

Në kapitujt e tjerë, shpjegon se Princi duhet të ketë aftësinë që të jetë “dhelpër dhe luan”, domethënë dhelpër për dinakërinë dhe luan për forcën.

Ndërkohë që shkruante këtë traktat, të cilin ua dedikoi Medicit, Makiaveli po punonte edhe për Diskurset e Tit Livit, në të cilët iu dedikua një forme shteti krejt të ndryshme (e që e njihte mirë): republikës.

Kjo tregon se Makiaveli nuk donte të ishte një ideolog, por një teoricien i politikës./bota.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *