Teen Choice Awards 2017: Performancat e Rita Orës dhe Bebe Rexhës

Teen Choice Awards 2017: Performancat e Rita Orës dhe Bebe Rexhës

Ceremonia Teen Choice Awards u mbajt me 13 gusht 2017, ditën e diel duke përqafuar dhe njohur arritjet më të mëdha në disa fusha të ndryshme përgjatë vitit 2017, nga artistë, aktorë, sporitstë dhe shumë të tjerë.

Në mesin e pjesëmarrësve gjendeshin 3 këngëtaret shqiptare me famë botërore, disa për të performuar live, disa të nominuara, me shpresë se do të fitojnë cmimet në kategoritë përkatëse nominuese.

Rita dhe Bebe Rexha u ndodhën në qendër të vëmendjes përgjatë disa minutave, gjatë së cilave ato kënduan dhe njëherazi promovuan këngët/bashkëpunimet apo projektet e tyre të fundit.

Portali BonZo më poshtë sjell sekuencat disa minutëshe të këtyre dy performancave, të realizuara denjësisht nga përfaqësueset shqiptare në industrinë ndërkombëtare muzikore.

Rita Ora këndoi këngën e saj të fundit, “Your Song”, ndërkaq Bebe Rexha i ndihmoi Louis Tomlinson-it për të dorëzuar një live version të mrekullueshëm të këngës së fundit “Back to you”. Videot mund t’i ndiqni në vazhdim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *