10 Fakte rreth botës së peshqve

10 Fakte rreth botës së peshqve

1-Zbulimi në vitin 2011 në Timorin Lindor i shkopave të peshkimit të lashtë të bërë prej kockave tregon që njerëzit kanë peshkuar për të paktën 40.000 vjet.

2-Peshku më i madh në botë është gjiganti peshkaqeni-balenë, i cili mund të rritet në një gjatësi prej rreth 60 këmbë.

3-Ngjalat mund të notojnë mbrapsht. Shumica e peshqve tjerë nuk munden.

4-Kandilët e detit nuk kanë skelet kështu që nuk janë peshq. Të gjithë peshqit janë rruazorë. Kuajt e detit janë peshq.

5-Ka më shumë lloje peshqish se amfibët, zvarranikët, zogjtë dhe gjitarët së bashku.

6-Peshkaqenët janë peshqit e vetëm që kanë qepalla.

7-Luspat e peshqve përdoren shpesh në prodhimin e buzëkuqëve.

8-Numri i luspave të peshqve nuk shtohet me rritjen e tyre, ato vetëm rriten në madhësi. Mosha e një peshku mund të gjendet bazuar tek madhësia e unazave të luspave.

9-Peshqit nuk kanë veshë të jashtëm, por kanë disa organe që gjenden pas syve të tyre dhe që reagojnë ndaj valëve të zërit.

10-Të gjitha llojet e peshqve janë shtazë gjakftohta, d.m.th. se temperatura e trupit të tyre varet nga temperatura e ujit ku jetojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *