Kinezët prodhojnë super-makinën elektrike me 1 mijë kuaj fuqi

Kinezët prodhojnë super-makinën elektrike me 1 mijë kuaj fuqi

Tregut të makinave elektrike i shtohet një super-model. Prodhuesi kinez Farady Future pritet të nxjerrë në treg modelin FF191 në gjysmën e dytë të vitit 2018. Pritet që kompania të prodhojë 1300 automjete.

Tashmë testet kanë filluar për modelin FF191 në pistën Pikes Peak në Kaliforni të SHBA-së. Në provat e bëra deri tani vetura ka përshkuar distancën 12,42 milje për 11’25.083, ose 23 sekonda më pak se automjeti tjetër elektrik i kompanisë Tesla.

Gjithsesi një rezultat ky jo shumë i mirë për momentin për atë që cilësohet si një super-makinë. Modeli FF191 ëhstë një automjet me 1050 kuaj fuqi dhe përbëhet nga dy motorë elektrikë.

Shpejtësia nga 0-100 km/h ky model e arrin për 2.5 sekonda. Mjeti mund të duhëtojë për 700 kilometër me një karikim të motorit me elektricitet./JavaNews/a.m.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *