Lajme blitz nga La Liga

Lajme blitz nga La Liga

Shtohet lista e skuadrave të La Ligas që janë të gatshme ti vinë në ndihmë Atleticos së Madridit për Diego Costën. Sulmuesi i përfaqësues spanjolle i cili është nxjerrë jashtë skuadre i ka shpallur luftë Chelsea-it dhe dëshiron vetëm rikthimin te Los Colochoneros.

Por për faktin se Atletico nuk mund të firmosë me asnjë futbollist në këtë merkato, bardhekuqtë janë gati ta blejnë sulmuesin e kombëtares spanjolle dhe të huazojnë deri në Janar në një ekip tjetër të Primeras. Deportivo La Coruna është një nga skuadrat e interesuara për të patur shërbimet e Diego Costës në pjesën e parë të sezonit dhe me sulmuesin Atletico mund të bëjë të njëjtën sic bëri me Vitolon që e huazoi te Las Palmas.

Carlos Bacca është zyrtarisht sulmuesi më i ri i Villarealit. Nëndetsja e verdhë i uroi mirëseradhjen bomberit kolumbian i cili te  Villareali do të marrë vendin e lënë bosh nga Roberto Soldado dhe do të mbajë veshur fanellën me numër 9. Pas 2 sezoneve Bacca la Milanin ndërsa në Spanjë ai është transferuar në formë huazimi me të drejtë blerjeje nga ana Villarealit në përfundim të sezonit për një shifër të përafërt me 15 milionë Euro.

Kevin Prince Boateng largohet zyrtarisht nga Las Palmas. Mesfushori ganez ka prishur me konsensus kontratën që e lidhte me klubin nga Ishujt Kanarie edhe për tre vitet e ardhshme. Për motive personale Boateng ka vendosur të mbyllë përpara kohe aventurën e tij me Las Palmas-in. Ai do të rikthehet në Bundesligë dhe destinacioni i ri i Kevin Prince Boateng pritet të jetë Eintracht Frankfurt. /SuperSport/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *