Ballist Morina do të ekstradohet në Serbi

Ballist Morina do të ekstradohet në Serbi

Ky është vendimi i marrë nga Gjykata e Dubrovnikut, e cila ka vendosur për herë të dytë ekstradimin e Ismail Morinës në shtetin serb.

Lajmin e kanë konfirmuar vetë familjarët e “Ballistit”. Gjykata e Lartë në Kroaci riktheu dosjen për rigjykim në Shkallën e Parë, por kjo gjykatë nuk ka ndryshuar vendimin e saj, Ismail Morina do të ekstradohet në Serbi.

Pas këtij vendimi të Gjykatës pritet që pala mbrojtëse ta apelojë çështjen sërish në Gjykatën e Lartë.

Ismail Morina u bë i njohur në të gjithë Evropën për lëshimin e dronit me flamurin e Shqipërisë së Madhe në ndeshjen e para disa viteve mes Serbisë dhe Shqipërisë, një moment “autokton” që do të mbahet mend gjatë nga të gjithë shqiptarët. /Express/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *