Emina me pasione të shumta, midis tjerash edhe skulptura

Emina me pasione të shumta, midis tjerash edhe skulptura

Modelja shqiptare Emina Çunmulaj dhe rrjetet sociale shkojnë paralelisht të pandarë nga njëri-tjetri.

Bukuroshja nga Malësia vazhdimisht ndan pjesë të përditshmërisë së saj me ndjekësit e saj.

E shohim në aeroplan privat, në veturë e madje edhe traktor, por asnjëherë nuk e kemi parë si sonte.

Në një dimension komplet tjetër, Emina ka zbuluar pasionin që e kultivon për vite të tëra e që e ka mbajtur tërësisht sekret.

Çunmulaj ka pasion skulpturën!

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi ku shfaqet gjatë procesit të gdhendjes e ku mes tjerash shprehet: ‘Po ndaj dicka që e kam mbajtur sekret për një kohë të gjatë me ndjekësit e mi. E dashuruoj skulpturën. Dashuroj çdo gjë mbi gurin, mundësia për të marrë diçka shumë të fortë e për ta shndërruar gradualisht në diçka shumë të butë është magjike’.

Tutje, në postimin e bërë ajo ka shfaqur anën tipike të prindërve shqiptarë që artin e vënë në plan të dytë teksa të bijën e kanë inkurajuar gjithmonë t’i mësojë lëndët tematike. Sidoqoftë, më mirë vonë se kurrë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *