Organizata Multikultura shpall thirrje për vullnetarë!

Organizata Multikultura shpall thirrje për vullnetarë!

Organizata Joqeveritare nga Tetova, sot ka shpallur thirrje për vullnetarë!

Multikultura njofton se për shkak të zgjerimit të aktiviteteve të organizatës, janë të ftuar të gjithë nxënësit dhe studentët, e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Maqedoni, të cilët janë të interesuar që të japin kontributin dhe ndihmën e tyre vullnetare, për t’iu bashkangjitur aktiviteteve  dhe misionit të organizatës. Qëllimet dhe aktivitetet tona mund t’i gjeni në faqen tonë zyrtare www.multikultura.org.mk

Multikultura kërkon person që:

  • Është i hapur dhe komunikativ
  • Nuk pret që t’i jepen detyra, por ato i krijon vetë
  • Dëshiron të mësoj dhe zhvillohet
  • Ka dëshirë të punoj me të rinjët
  • Ka pasion të udhëtoj dhe të ndjek trajnime
  • Ka respekt ndaj personave që nuk kanë të njëjtën ngjyrë, nacionalitet, gjuhë, kulturë dhe bindje fetare me të!
  • Ka pasion të krijojë miq të ri nga vende dhe etnitete të ndryshme
  • Ka dëshirë dhe pasion që puna e tij të kontriboj për ndyshime pozitive në shoqëri

Aplikantët e interesuar, mund të na dërgojnë CV-në tyrw në e-mail adresën info@multikultura.org.mk. Pas shqyrtimit të CV-ve, do të bëhet edhe selektimi i vullnetarëve të përzgjedhur, të cilët menjëherë edhe do të njoftohen përmes e-mail-it ose telefonit.

Për më tepër informata klikoni këtu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *