Raport mbi gjendjen e mediave online në Maqedoni

Raport mbi gjendjen e mediave online në Maqedoni

QENDRA PËR ZHVILLIMIN E MEDIAVE TË BASHKËSIVE “MEDIUM” ka publikuar raportin mi gjendjen e mediave online në vendin tonë.

“Edhe pse sfera e internetit mbetet jasshtë rregullimit ligjor, që nga viti 2008 Maqedonia shënon rrënie në lirinë e shprehjes dhe të mediave.Sipas raportit të Freedom House, nga viti 2016, Maqedonia ka rrënie të lirisë së mediave dhe është e vendosur bashkë me vendet me parashenjën “jo të lira”.

Kjo ishte hera e parë që vendi të ndodhet në grupin e vendeve me liri të cunguar, ndërsa në tetë vitet paraprake ishte në grupin e vendeve “pjesërish të lira”.

Mediat e reja kanë kushte që të luajnë rol vendimtar në krijimin e mendimit publik në Republikën e Maqedonisë. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, në tremujorin të vitit 2016, 75.3 % e amvisërive kanë pasur qasje në internet në shtëpi, qëështë për 6 përqind më e lartë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitt 2015

Megjithatë, mediat online nuk janë akoma burim kryesor i informimit politik në vend. Sipas anketës së IRI-it e viti 2017, vetëm 35 përqind e qytetarëve informohen nga mediat online, që për 2 përqind është më e vogël se gjatë vitit 2016. Kjo tregon se shumica e konsumuesve
të mediave akoma nuk kanë krijuar besueshmëri në mediat e reja që të jenë burim kryesor informimi mbi ndodhitë politike në vend.” shkruhet në pjesën hyrse të raportit nga QZHMB “Medium”.

Për të parë versionin e kompletuar online të raportit, klikoni këtu.  /www.bonzo.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *