Beyonce, libër prej 600 faqesh që e shoqëron albumin “Lemonade”

Beyonce, libër prej 600 faqesh që e shoqëron albumin “Lemonade”

Beyonce e ka promovuar librin e saj, “How to Make Lemonade”, që e shoqëron albumin e saj të fundit.

Libri përmban 600 faqe dhe sjell fotografi nga incizimi i albumit, ndërsa botimi është i kufizuar.

Përveç fotografive nga incizimi i albumit “Lemonade”, në këtë libër ndodhen edhe fotografi familjare të këngëtares me burrin Jay Z dhe vajzën Blue Ivy.

Ky libër përfshin temat dhe frymëzimin për albumin e fundit të Beyonce, si dhe i ka të shkruar tekstet e këngëve.

Libri del në treg kah fundi i verës dhe do të kushtojë 300 dollarë. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *