Regjisori i “Annabelle: Creation” e mban në shtëpi ‘kukullën vrasëse’

Regjisori i “Annabelle: Creation” e mban në shtëpi ‘kukullën vrasëse’

Filmi “Annabelle: Creation” ishte më i shikuari në fundjavën e kaluar duke grumbulluar mbi 100 milionë dollarë nga shfaqja nëpër kinematë botërore.

Kukulla e djallëzuar ka tërhequr vëmendje të madhe, ndërsa shumëkush ka pyetur se a mund ta shohë drejtpërdrejt.

Ndërsa kjo gjë mund të ndodhë vetëm në rast se e vizitoni shtëpinë e regjisorit David Sandberg.

Ai e ruan kukullën Annabelle në dhomën e mysafirëve, megjithëse e largon sa herë që ka mysafirë. Sandberg është edhe regjisori i filmit tjetër horror, “Lights Out”, prandaj miqtë e tij shpesh kanë frikë të flenë tek ai.

Regjisori ka treguar se e posedon njërën prej tri kukullave të dedikuara për filmin “Annabelle: Creation”.

“Gjatë xhirimeve na kanë ndodhur disa gjëra të pashpjegueshme, por asgjë serioze. Binin gjësende nga tavani. Ishte e çuditshme. Mirëpo, tash për tash po sillet mirë, së paku kur unë jam këtu”, ka thënë Sandberg për kukullën Annabelle. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *