20 vjet pas vdekjes, Diana vazhdon të jetë faqja e parë e çdo gazete

20 vjet pas vdekjes, Diana vazhdon të jetë faqja e parë e çdo gazete

Princeshë Diana ka pushtuar sërish faqet e para të gazetave 20 vite pas largimit nga kjo botë.

Ajo do të shuhej 31 gushtin e vitit 1997, në moshën 36-vjeçare, kur limuzina në të cilën udhëtonte bashkë me të dashurin Dodi al-Fayed u përplas me shpejtësi marramendëse në një tunel të Parisit, gjatë përpjekjeve për t’iu larguar paparacëve që e ndiqnin me motoçikleta.

Diana ishte bashkëshortja e parë e trashëgimtarit të fronit, Princit Charles.

“Nuk do të ketë më kurrë një tjetër si Diana”, thotë Ingrid Seward, kryeredaktore e revistës “Majesty”.

Dukej sikur ‘Princesha e popullit’, siç e kishte quajtur Tony Blair, e kishte humbur ndoshta një pjesë të joshjes dhe rëndësisë së saj.

Por, kur dy djemtë William dhe Harry folën në shtyp për të ëmën në 20-vjetorin e vdekjes së saj, Diana ishte sërish kryetitull në media. Dy djemtë rrëfyen për publikun traumën e humbjes së nënës dhe impaktin e thellë e të gjatë emocional që pati ajo mbi ta.

Afrimin e Dianës me popullin po përpiqen tani ta bëjnë dhe të bijtë, të cilët sipas disa komentuesve janë e ardhmja e monarkisë britanike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *