Filmi aksion “Baby Driver”, nga 24 gushti premierë në kinema Millennium!

Filmi aksion “Baby Driver”, nga 24 gushti premierë në kinema Millennium!

Me ritmin e një makine që zhduket sa hap e mbyll sytë në mes të trafikut dhe rrugëve tejet të ngushta, fillon një udhëtim që do t’ju mbajë frymën deri në minutën e fundit. “Baby Driver” arrin suksesin e merituar, duke provuar se filmat aksion mund të jenë të bukur edhe pa shumë trille e sakrifica. Përveç aksionit dhe skenave spektakolare, filmi ka pikë të fortë kolonën zanore. Filmi ka marrë kritika mjaft të mira dhe ka arkëtuar një shumë prej 175 milionë dollarësh kundrejt një buxheti prej vetëm 34 milionë dollar.

“Plot stil dhe me një muzikë shpërthyese, “Baby Driver” arrin suksesin e merituar, duke provuar se filmat aksion mund të jenë të bukur edhe pa shumë trille e sakrifica.” Kështu shkruan media e huaj për trillerin aksion dhe muzikor “Baby Driver” që do të fillojë projeksionet shqiptare më 24 gusht në ekranin e madh të kinema Millennium. Me ritmin e një makine që zhduket sa hap e mbyll sytë në mes të trafikut dhe rrugëve tejet të ngushta, fillon një udhëtim që do t’ju mbajë frymën deri në minutën e fundit.

Filmi tregon historinë e një piloti të jashtëzakonshëm makinash që ecën me një shpejtësi marramendëse në rrugë shumë të ngushta duke alternuar marshet me ritmin e muzikës që dëgjon. Ai quhet Baby Driver dhe përpiqet që të dalë nga rrjeti kriminal i shefit të tij, për të vijuar jetën i qetë me vajzën që dashuron. Në rolin e pilotit cudibërës është Ansel Elgort  aktori i njohur i serisë “Divergent”. Lily James, që është vajza e një muzikanti në film luan vajzën me të cilën dashurohet baby Driver, ndërsa Kevin Spacey është bosi që nuk do të lërë të qetë djaloshin. E plotësojnë kastin Jon “Mad Man” Hamm, Jamie Foxx si edhe  Flea, basisti i Red Hot Chili Peppers.

Në kastin e aktorëve përfshihen tre fitues të statujës Oskar: Kevin Spacey, Jamie Foxx dhe Paul Williams. Sa herë që regjisori  Edgar Wright kishte në një skenë aktorët Jamie Foxx dhe Kevin Spacey ai u përshpëriste kolegëve: “Skenë Oskar i dyfishtë!”.

I shpallur si filmi i javës, “Baby Driver” është një film aksion i shkruar dhe i drejtuar nga Edgar Wright. Ky është film i parë i regjisorit të njohur që xhirohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Filmi ishte parashikuar që të xhirohej në Los Anxhelos por në fakt për shumë arsye u xhirua në Atlanta. Edgar Wright  bëri ndryshime në skenar në mënyrë që të tingëllonte sa më autentik.

Përveç aksionit dhe skenave spektakolare, filmi ka pikë të fortë kolonën zanore, që përfshin pjesët muzikore të Jon Spencer Blues Explosion, Beach Boys, The Damned, Beck, Martha and the Vandellas, Blur, Queen, Sky Ferreira, Simon & Garfunkel kënga e të cilëve i dha titullin  “Baby Driver”, pjesë e albumit “Bridge Over Troubled Water”. Sipas regjisorit, çdo skript i është dërguar aktorëve kryesorë bashkë me listën e këngëve për të krijuar një ide më qartë rreth skenarit. Kur filloi të shkruante skenarin, Edgar Wright kishte vetëm 10 këngë në listën e tij. Deri në versionin final të filmin regjisorit përfshiu plot 30 këngë.

Edgar Wright ka punuar për shumë vite me këtë skenar. Filmi mori frymëzim nga filmat “The Driver” (1978), “Raising Arizona” (1987), “The Blues Brothers” (1980), si edhe “Riding Bean” (1989). Megjithatë Edgar Wright shpjegon se idea fillestare për filmin erdhi nga një video muzikore që vetë ai ka realizuar me komedianin britanik Noel Fielding.

Që nga premiera e tij filmi ka marrë kritika mjaft të mira dhe ka arkëtuar një shumë prej 175 milionë dollarësh kundrejt një buxheti prej vetëm 34 milionë dollarë duke u bërë kështu filmi më i arkëtuar në karrierën e Wright si regjisor.

\bordo.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *