Kimi Raikkonen-it i rinovohet kontrata me Ferrarin

Kimi Raikkonen-it i rinovohet kontrata me Ferrarin

Skuadra e Ferrarit ka rinovuar edhe një vit kontratën me pilotin finlandez Kimi Raikkonen, duke i besuar timonin e njëvendëshes edhe për vitin 2018 një prej pilotëve me më shumë përvojë në Formula 1. Lajmin e ka konfirmuar sot vetë skuadra italiane, që në një komunikatë për mediat tha: “Në sezonin e ardhshëm sportiv, piloti finlandez do të jetë sërish nën kontratë me skuadrën e Ferrarit”.

Finlandezi, 37 vjeç, është piloti i fundit që ka fituar një titull kampion me Ferrarin, 10 vite më parë. Deri më tani, Kimi Raikkonen ka zhvilluar 263 gara në Formula 1, ka arritur 20 fitore dhe 17 “pole position”, ndërkohë që në Botërorin e këtij viti është në vendin e pestë, me 116 pikë. Paraqitja e mirë në garën e fundit në Hungari, ku mbrojti Vettel nga sulmet e Hamilton, duket se ndikuan në këtë rinovim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *