Xiaomi Mi Mix 2 është telefoni pa asnjë kornizë në ekran

Xiaomi Mi Mix 2 është telefoni pa asnjë kornizë në ekran

Telefonat premium që synojnë të ofrojnë ekran të plotë pa kornizë janë trendi i ri i industrisë, mirëpo prodhuesi i famshëm kinez, Xiaomi me sa duket do ta lartësojë në një nivel krejt tjetër këtë gjë, me modelin e ri të telefonit Xiaomi Mi MIX 2.

Versioni fillestar i Mi MIX e ka arritur këtë synim të kompanisë deri në një masë, mirëpo brezi i ri i kësaj linje me sa duket do ta heq gjithë kornizën prej ekranit, e cila megjithatë gjendet edhe në modelet e reja të telefonëve sikurse Galaxy S8, LG G6 e madje edhe Essential Phone.

Even less

Опубліковано Starck 17 серпня 2017 р.

Dizajneri francez, Philippe Starck, ka postuar konceptin e këtij telefoni i cili pothuajse nuk ka korniza fare në të tre anët, ndërsa edhe në pjesën e poshtme, korniza e telefonit është sa gjysma e asaj që sot gjendet në Galaxy S8.

Natyrisht, videot e konceptit janë zakonisht dëshira dhe ide të dizajnerëve. Por kur një koncept video vjen nga dizajner zyrtar dhe aktual i një produkti, në një linjë produkti që ai tashmë ka pasur përvojë, distanca midis konceptit dhe realitetit zvogëlohet ndjeshëm.

Ne tashmë e dimë se Mi MIX 2 do të arrijë këtë vit dhe kur të vijë – nëse duket diçka ngjashëm si në këtë video – atëherë Xiaomi do ta hedhë dizajnin e telefonave Android në një nivel tjetër.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *