Haleluja! Keni fjetur plot 8 orë gjatë natës. Por, përsëri jeni të sfilitur në mëngjes. Epo nuk mjafton vetëm që të flini mjaftueshëm që të zgjoheni në mëngjes me energji. Duhen marrë parasysh edhe shumë gjëra të tjera që jua bëjnë gjumin të parehatshëm. Më poshtë do të gjeni disa nga arsyet përse nuk po ndiheni shumë mirë dhe disa masa që duhet të ndërmerrni.
Keni lundruar në telefon apo kompjuter para se të flini
Njerëzit që përdorin telefonin në shtrat e kanë më të vështirë të zgjohen me sytë hapur dhe mendje të kthjelluar krahasuar me ata që i zë gjumi me librin ngjitur, sipas një studimi të fundit nga Universiteti i Harvardit. Arsyeja? Drita blu e emetuar nga ekranet e këtyre pajisjeve elektronike pengon hormonin metatoninë që kontrollon gjumin dhe ciklet e zgjimit.
Me pak fjalë: Kur nivelet e melatoninës janë jashtë kontrollit, me siguri nuk po flini aq rehat sa mendoni. Ekspertët rekomandojnë t’i fikni të gjitha pajisjet elektronike (kompjuterë, telefona, tabletë) 90 minuta para se të flini. Gjithashtu, kalojeni telefonin nga dhoma tjetër; edhe nëse është në “airplane mode”, telefoni emeton mjaftueshëm dritë për të ndërhyrë tek gjumi.
Keni fjetur në pozicion të keq
U zgjuat me dhimbje shpine? Mund ta keni nga fjetja në njërën anë gjatë gjithë natës, që mund të krijojë përkulje të konsiderueshme në ije.
Nëse flini në këtë pozicion, është mirë të vendosni një jastëk mes këmbëve për t’i shtrirë sa duhet ijet.
I grindni dhëmbët gjatë natës
Nëse zgjoheni me dhimbje koke, ka shumë mundësi që të keni shtrënguar nofullën ose grindur dhëmbët gjatë natës. Studimet kanë treguar se një masazh mund të ndihmojë me simptomat, prandaj aplikoni me kujdes një copë të lagur në pjesën e nofullës pak para se të flini dhe sapo të zgjoheni në mëngjes. Mos harroni të konsultoheni edhe me një dentist për problemin e grindjes së dhëmbëve.
E keni tepruar me alkoolin gjatë natës
Është e vërtetë që pijet alkoolike ju vënë në gjumë shpejtë, duke qenë se alkooli ka efekt sedativë. Por ai ndërpret gjithashtu ciklin normal të gjumit. Nëse pini alkool para se të flini, nuk do të mund të bëni një gjumë të thellë dhe të rehatshëm. Një gotë nuk do t’ju bënte, por sigurohuni që mos ta kaloni limitin dhe konsumojnë disa orë para se të flini.
Vuani nga apnea e gjumit
Gjysma e grave në të gjithë botën vuajnë nga një lloj i apneas së gjumit, sipas një studimi të vitit 2012. Gratë e moshës 20-44 vjeç kanë 25% shanse që të vuajnë nga apnea e gjumit, ato 45-54 vjeç 56%, ndërsa 55-70 vjeç 75%.
Gratë janë më të rrezikuara të diagnostikohen me apnea të gjumit, duke qenë se simptomat e tyre janë më delikate. Në vend që të gërhasin ose të jenë të përgjumura gjatë ditës, ata kanë dhimbje koke në mëngjes, luhatje të humorit dhe plogështi, simptoma këto që mund të injorohen nga gratë./konica.al/