Njerëzit këtu kanë nëvojë për shumë zhurmë vazhdimisht për të shuar pakuptimsinë e jetës që jetojnë!

Njerëzit këtu kanë nëvojë për shumë zhurmë vazhdimisht për të shuar pakuptimsinë e jetës që jetojnë!

“Shumë njerëz kalojnë  me një jetë  të pakuptimtë. Ato duken të përgjumur,edhe kur janë të zënë duke bërë gjëra që mendojnë se janë të rëndësishme.Kjo është sepse ato ndjekin gjëra të gabuara.Mënyra si e përfiton kuptimin  në jetë është të  përkushtohesh  të duash të tjerët,t’i përkushtohesh komunitetit rreth vetes,dhe të përkushtohesh për të krijuar dicka që të jep qëllim dhe kuptim.”

Eshtë  kjo pjesë e vogël e shkëputur nga libri- Të martat me Morin,që  ka qenë nga ato libra  të rëndësishëm në jetën time,nga ato libra që të lënë  një shije të vecantë sepse ka patur një reagim të pashpjegueshëm brenda teje,pasi mbaron me të,dicka ka ndryshuar brenda,dhe për arsye të kësaj mbrese,për mua ngel i  vecantë në raftet e mia..

Kush jam unë?

Jam një vajzë  në moshë sfiduese dhe me shumë pikëpyetje rreth jetës,duke u munduar  të  jem e vetëdijshme për eksperiencat njerëzore që  i kaloj nga casti në cast,për cdo ditë të jetës time.

Jam një diariste për më shumë se 5 vite tani,tani që po mendohem,nuk jam e sigurtë cili ka qenë fillimi i frymëzimit për të mbajtur shënime për mendimet dhe  emocionet që i  përjetoj,por ka shumë mundësi të jetë shkaku i një libri që e kam lexuar para disa vitesh,ishte  libri  Ditari i  Ana Frankut, ose ngaqë në vitet e pubertetit dhe adoleshencës time, kam qenë një e ndrojtur kronike, dhe meqë ishte e vështirë për mua të  filloj miqësi apo t’i ruaj ato,më e  lehtë dhe më mirë ishte t’i flas fletores time që  ishte aty për cdo gjë që  i hidhja,qoftë e bukur ajo që  kisha përjetuar,e shëmtuar,e vështirë,sukses,dështim,vetmi,gëzim,frikë ose edhe lumturi në ditët e mia.

Në fund fare,rëndësi nuk ka cfarë më bëri të filloj,por cfarë më bëri të vazhdoj me këtë ritual që tani  përbën prioritet në rutinën time.

Dhe pikërisht vendi ku jetoj, ka bërë që të vazhdoj me këtë gjë, sepse jetoj në një  vend ku njerëzit nuk ndalen dot së foluri,njerëzit këtu kanë nëvojë për shumë  zhurmë vazhdimisht dhe unë gjersa mundohem të kuptoj rrethin tim social, shpesh i bëj pyetje vetes; Mos vallë  është  evidencë e qartë  se kur njeriu nuk mund ta shijojë qetësinë e vetes së vet, po ndodh shumëcka  brenda tij, ka nevojë për të shpëtuar nga vetja e tij,prandaj dhe kërkon  llafazanë nga frika se mos ndihet i vetmuar dhe cfarë më duhet për të bërë që mos të jem edhe unë në atë vend në jetën time..

~ A nuk kemi nevojë të ripërtërijmë shpirtrat tanë vazhdimisht  duke soditur mbi veprimet dhe sjelljet tona?

Nuk është shenjë progresi të gjithë njerëzit të mendojnë njësoj për një cështje,dhe duhet vazhdimisht t’ia kujtoj vetes se- Nuk jam e detyruar të bëj gjërat që gjithkush tjetër i bën.

Më  janë dashur dhjetëra e më shumë fletore deri tani që  ndryshe përkthehen me disa  vite jetë  për të pranuar  gjëra që tani ia pranoj vetes,që janë: Vendi ku jetoj nuk do të thotë detyrimisht të jem njësoj kur vjen fjala për mënyrën e jetesës,unë  mund të jetoj si të  dua(edhe nëse kjo do të thotë gjëra banale,të betohesh mos   të veshësh kurrë dimi edhe nëse një turmë grash do të gjykojnë ashpër  për  këtë,edhe nëse je ‘vajzë e madhe’ për të shëtitur me bicikletë,edhe nëse vendos të jesh vegjetariane dhe të dëgjosh kjo gjë  të  të përkthehet me ‘të qenurit e lazdruar’,ose  edhe nëse do të thotë  të shkruash ditar  dhe të lexosh libër  disa herë në javë në parkun e Xhamisë së Larme dhe të mësohesh me shikimet e ngulitura por edhe me komente përbuzëse.

Nëse dëshiron ndonjë gjë, por lejon të ndërhyjnë stimuj të jashtëm dhe të bëjnë të heqësh dorë nga dicka që të pëlqen, do të thotë  që ti nuk e ke mbrojtur dëshirën tënde dhe nuk e ke dashur fortë  atë gjë,por nëqoftë se vazhdon me atë që të pëlqen,edhe pse  ndonjëherë mund të jetë disi pakëndshëm,ti përsëri vazhdon,kjo do të thotë se ke arritur një lloj pjekurie që ngërthen perzistencë,fuqi,këmbëngulje.Dhe  këto tipare janë tipare që është mirë të kultivohen kurdoherë që mundet,apo jo?! Atëherë,përse të mos sfidohem edhe në ‘vështirësi’ të vogla që mund të has sa herë që ndihem e penguar për të plotësuar detyrat e mia?! Gjithcka që mësoj nga ‘gjërat e vogla’,jam e sigurtë se  më shërbejnë edhe për ‘gjërat e mëdha’.

Më presin shumë vite pjekuri dhe urtësi përpara dhe mezi pres për cdo mësim që jeta do më mësojë,por me shumë gjasa që tani e kam mësuar leksionin më të fuqishëm që mund ta mësoja në gjithë jetën; Të jem mirënjohëse për cdo gjë, dhe të njoh ndryshimin që sjell kjo mendësi në mirëqenien time ,dhe të jem  mirënjohëse  me gjithë qenien time për cdo ditë që kaloj ,për ujin që e  pi,për shtratin tim komod,për veshjen e bukur që mund të  vesh sot,për aftësinë për të lexuar,për këmbët me të cilat bëj shëtitjet në mbrëmje,për zemrën e shëndoshë që hedh gjak në gjithë sistemin e organizmit tim,për aftësinë  për t’u gëzuar  me pak  gjëra,dhe mbi të gjitha,për mrrekullinë  në jetën time-Nënën time,që  është akoma me mua  dhe mund të mësoj cdo ditë nga Mirësia e saj.

Shpresa për një jetë më të mirë,dhe përgjatë rrugëtimit,mirënjohja për cdo hap,qoftë ai hap i lehtë apo   i dhimbshëm, dhe Që Gjithcka Kalon,janë gjëra që ia kujtoj vetes vazhdimisht dhe dua ta bëj gjithnjë,sepse vetëm në këtë mënyrë, unë mund të krijoj begati dhe thellësi në  përvojat e mia.

 

~Vetëm një zemër falenderuese, mund të shijoje lumturinë e vërtetë~

 

Autore: Ajnur Ismaili

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *