Rita Ora paralajmëron këngë të re

Rita Ora paralajmëron këngë të re

Këngëtarja britanike me prejardhje nga Kosova, Rita Ora, për një kohë nuk ka sjellë projekte të reja muzikore.

Ajo pauzë e riktheu këngëtaren më pas me një këngë të re, “Your Song”, e cila mund të kishte ecur edhe më mirë, ngase pritej më shumë nga Rita kësaj here.

Ndërsa tani, ajo po paralajmëron se do të publikojë një këngë të re bashkë me klip, xhirimet e të cilit tashmë i ka nisur.

“Lonley together” do të quhet kënga, ndërsa në këtë klip këngëtarja shfaqet tërheqëse dhe me stil, tipike e Rita Orës.

Megjithatë, nuk ka treguar se cila është data e publikimit të këngës. Kësaj here të dëshirojmë më shumë suksese Rita.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *