Bursa për studentët ndërkombëtar në Itali

NABA ka hapur konkur për aplikime për 49 bursa për programe pasdiplomike të cilat do fillojnë në shtator 2017. Aplikant nga gjithë nacionalitetet (BE dhe shtete jo anëtare të BE-së) mund të aplikojnë për këto bursa.

  • 32 bursa që mbulojnë 25%  të tarifave të shkollimit për të ndjekur studimet Master për drejtimin Art dhe Master akademik.
  • 16 bursa që mbulojnë 40% të tarifave të shkollimit për të ndjekur studimet Master për drejtimin Art dhe Master akademik, e cila u adresohet studenëve që kanë ndjekur studimet deridiplomike në NABA.

Kushtet për aplikim

  • Së paku 15 vjet edukim paraprak
  • Të posedoni një gradë deridiplomike (Bachelor ose diplomë) në një fushë që është e njejtë me programin e përzgjedhur për studime.
  • Certifikatë për gjuhë angleze/italiane (CEFR B1)
  • Evaaluimi i aplikimit bëhet nga vlerësimi pozitiv i Kryesuesit të kursit dhe Komitetit pranues.

 

Si të aplikoni ?

Printoni çdo faqe nga fomulari. Ju lutemi shënoni pastër gjitha përgjigjet dhe më pas dërgoni formularin e plotësuar Zyrës për pranim ndërkombëtar.

Për më tepër informata dhe për të gjetur formularin e nevojshëm, klikoni linkun këtu.

Afati i fundit për aplikim:15 gusht 2017

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *