Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora është angazhuar për t’i ndihmuar të prekurit nga stuhia Harvey në SHBA e cila deri më tani la të vdekur 38 persona dhe shkaktoi rreth 10 miliardë euro dëme materiale.
26 vjeçarja ishte veshur shumë thjesht derisa po i ndihmonte të prekurit nga kjo stuhi duke u dhuruar atyre pako me gjëra të nevojshme për ta.
Rita ka asistuar në organizimin e donacioneve nga Radio Stacioni Kiss FM.