Pasionet e vajzës së Inis Gjonit, Coco Antonel, 5 vjeçarja që jeton si princeshë

Pasionet e vajzës së Inis Gjonit, Coco Antonel, 5 vjeçarja që jeton si princeshë

Në ndryshim nga mikeshat e saj, mamatë e njohura të showbzit shqiptar, që kanë vendosur t’i hapin fëmijëve profile në rrjetet socaile, regjisorja Inis Gjoni nuk e ka bërë një gjë të tillë për bukuroshen e saj Coco Antonel. Vogëlushja 5 vjeçare sa herë shfaqet në Instagramin e Inisit, merr të gjithë vëmendjen, e ndonëse fotot e ndara me publikun nuk kanë qenë të shpeshta gjatë gjithë këtyre viteve është vënë re që 5 vjeçarja jeton si në përralla ! Duke kërcyer si një balerinë, duke pozuar si një princeshë para aparatit apo duke u relaksuar me Inisin në qendra estetike, Coco Antonel di si ta shijojë jetën. Shikoni videon e mëposhtme e cila përmbledh disa nga momentet me të bukura të vogëlushes.

\living.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *