Disneyland kërkon princesha dhe princër, ja si mund të aplikoni!

Disneyland kërkon princesha dhe princër, ja si mund të aplikoni!

Nëse keni fantazuar ndonjëherë të jetoni si një pjesëtar i familjes mbretërore, ëndrrat tuaja mund të realizohen shumë shpejt. Desney po kërkon njerëz për rolin princeshës dhe princit, si Aladin apo Borëbardha, por me një kusht. Kandidatët e suksesshëm duhet të përgatiten për t’u zhvendosur në Disneyland Paris, të kenë ngjashmëri me personazhin e filmit që do zëvendësojnë dhe të dijnë të kërcejnë. Në lajmërimin e kompanisë shkruhej: “Jemi në kërkim të njerëzve energjikë që të arrijnë të intepretojnë personazhet e famshme të Disney.Nëse keni një nivel të mirë kërcimi, mund të jesh pjesë e paradës dhe karnavaleve.” Në lajmërimin e nxjerrë nga Disney sqarohet se ata që luajnë rolin e personazheve ikonike duhet të takojnë dhe të bisedojnë me njerëzit në përditshmëri.

/dritare.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *