Kini kujdes çfarë futni në tru, sepse ju jeni ajo që lexoni!

Kini kujdes çfarë futni në tru, sepse ju jeni ajo që lexoni!

Kini kujdes se çfarë futni në tru!

E keni parasysh shprehjen: Ju jeni çfarë hani? Në fakt, është një variant më bashkëkohor i asaj shprehjes tjetër: Çfarë ha goja tregon boja. Ashtu si për trupin, e njëjta gjë vlen edhe për trurin.
E vërteta është se leximi ka një impakt të madh në mënyrën se si flisni, si shkruani, mbi të gjitha si mendoni. Nuk është ndonjë gjë e re të thuash që librat ndihmojnë në formimin e përgjithshëm, por është tjetër gjë ta thuash si teori të gjithëpranuar dhe tjetër gjë ta testosh një gjë të tillë. Dhe këtë gjë ka bërë një grup studiuesish që kanë analizuar ndikimin leximit të llojeve të ndryshme të teksteve. Kështu, njerëzit që lexonin kryesisht portale me lajme rozë, me thashetheme mbi personazhe të industrisë së argëtimit – ose siç u quajmë ndryshe VIP-a, kanë një formim të ulët në shkrim dhe përdorin një fjalor tepër të kufizuar.
Çuditërisht, rezultate të përafërta ofruan edhe ata që lexonin më së shumti libra të zhanrit mister e fantazi.
Titujt e revistave me thashetheme nuk mund të quhen krijim dhe këtë e kuptojmë, por si është e mundur që letërsia fantastiko-shkencore të japë rezultate të tilla të ulëta? Studiuesit e lidhin me mënyrën e leximit dhe se sa përfshihen njerëzit në të, por pa dhënë një shpjegim shumë të qartë.
Studime të tilla në asnjë rast nuk janë tregues për nivelin e inteligjencës, por më së shumti fokusohen në shpërndarjen e njohurive që secili merr nëpërmjet leximit.
Megjithatë, pavarësisht kësaj, sigurohuni që biblioteka juaj të përmbajë më shumë sesa vetëm libra të llojit fantazi e mister. Tek, e fundit, siç e thamë në fillim: Ju jeni çfarë lexoni! /botimeshqip/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *