“Mjeshtri i ankthit”

“Mjeshtri i ankthit”

Në këtë intervistë të shkurtër, regjisori Alfred Hitchcock (13 gusht 1899 – 29 prill 1980) jep një përkufizim interesant mbi lumturinë.

Hitchcock, regjisor i famshëm anglez i shekullit të kaluar, është i njohur ndryshe si “mjeshtri i ankthit”. Përgjithësisht për shkak se në kinema Hitchcock është i njohur më shumë për përdorimin e trilleve të ndryshme psikologjike në filmat e tij.

Hitchcock pati karrierë të suksesshme në kinemanë britanike, kryesisht me filma të heshtur dhe u bë për kohën regjisori më i famshën anglez.

Në vitin 1939 u zhvendos në Hollywood, ku edhe e vazhdoi karrierën.

Zotëri Hitchcock, cili është përkufizimi juaj mbi lumturinë?

Hitchcock: Një horizont i qartë, pa asgjë për t’u shqetësuar në rrugën tënde, vetëm për ato gjëra që janë krijuese dhe jo shkatërruese. Nuk i honeps fare grindjet dhe ndjenjat mes njerëzve. Mendoj se urrejtja është vetëm humbje energjie dhe është e gjitha jo produktive. Unë jam shumë i ndjeshëm – mjafton një fjalë therëse nga dikush që, ta zëmë, ka një temperament dhe që është i afërt i imi dhe kjo më lëndon për ditë të tëra. E kuptoj që jemi njerëz dhe kaplohemi nga emocionet, të cilat i quaj emocione negative; por vetëm kur këto emocione të jenë larguar, ju mund të shikoni përpara dhe rruga atëherë do të jetë e qartë. Nga ky moment ju do të jeni në gjendje të krijoni diçka. Mendoj se kjo është lumturia që gjithmonë e kam dëshiruar”

Marrë nga: BarainPickings

/virtualsophists/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *