US Open, finalja surprizë Stephens-Keys

US Open, finalja surprizë Stephens-Keys

Turneu i US Open do të ketë një kampione amerikane përsa i përket kategorisë së femrave.

Në finalen e së shtunës përballë do të jenë Sloan Stephens dhe Madison Keys, nje finale kjo qe konsiderohet surprize e vërtetë për këtë eveniment.

Stephens kaloi në gjysmëfinale Venus Williams duke i ndërprerë 37 vjeçares ëndrrën për të arritur në finalen e pestë në karrierë në Flushing Meadows. 2-1 ishte rezultati me të cilin Stephens e fitoi këtë sfidë me Venus Williams me sete 6-1;0-6;7-5.

Ndërsa Madison Keys shkatërroi në gjysmëfinale CoCo Vandeweghe 2-0. Keys ishte e pamëshirshme ndaj kundërshtares së saj sfiden ndaj së cilës e dominoi krejtësisht duke i mbyllur setet me rezultatin 6-1;6-2 për të kaluar në finalen e US Open për herë të parë në karrierën e saj, ashtu sikurse edhe rivalja e saj Sloan Stephens.

Për më tepër, kjo është hera e parë që finalja e US Open është e gjitha amerikane që nga viti 2002, kur përballë u vunë motrat Venus dhe Serena Williams.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *