Mbase edhe dihej që tetovari ynë që na bën aq shumë krenarë gjithandej është nga familja Destani, por tani që flitet gjithnjë e më shumë se ky është shqiptari më i pasur në botë, ky lajm bëhet akoma më i ëmbël.
Po pra, ai është shqiptari më i pasur në botë por fama nuk i intereson aspak. Nazifi është djali i Lazim Destanit, numëron biznese të suksesshme në 39 shtete të botës dhe pronësi të kompanisë Ecolog International. Një person me një bagazh të jashtëzakonshëm virtytesh ndërmarrëse dhe njerëzore poashtu, që ata që e njohin nga afër e konfirmojnë këtë. Një personalitet me një menaxhim perfekt vetkontrolli, një fenomen!!!
Me sa duket Nazifin e lidh një miqësi me Blendi Fevziun, pasi fotografët e pikasën në festën e 20-vjetorit të “Opinion”, mbrëmjen e së enjtes në bulevardin e kryeqytetit të Shqiprisë. Por atë e lidhin miqësi me shumë personalitete të tjera të botës të niveleve më elitare.
Një shembull i gjallë i një Zukerbergu apo Jobsi tonë. Nuk na duhen të huajt, kur mund të reflektohemi nga afër tek tanët! /bonzo.info/