Të jesh femër e vetmuar është gjë e mrekullueshme për shkak të mijëra arsyesh, mirëpo kjo nuk do të thotë që vajzat e vetmuara të cilat e dëshirojnë statusin e këtillë bash gjithmonë nuk janë edhe më të lumturat në botë.
Liria është gjë e mrekullueshme, mirëpo madje edhe ajo femra e vetmuar e cila më së shumti kënaqet me stilin e vet jetësor nganjëherë e kaplon ndonjë krizë, transmeton Telegrafi.
Të jesh pa obligime është gjë e mrekullueshme, mirëpo ndonjëherë mund të të bëjë thjesht dembele. Përse të lodhem dhe të përgatitem për të dalë, kur qëndrimi në shtëpi gjatë vikendit e veshur me pizhame më bën të ndihem më rehat. Mospërfillje.
“Nuk jam e detyruar t’i depiloj këmbët”
Mund të jetë lehtësi e madhe, mirëpo gjithmonë ekziston frika që disa ditë pa depilim të shndërrohen në disa muaj. Vajzat me stazhin më të gjatë të vetmisë e dinë për çka e kemi fjalën.
Kompromisi zero
Femra e cila është mësuar të jetë solo, është mësuar të bëjë çfarë të dojë kurdo që dëshiron, gjë që mund të jetë problem nëse ndonjëherë fillon një lidhje me një mashkull. Njëherë kur mësohesh për kompromisin zero, çdo kompromis është goxha i pakëndshëm.
Bandillët e rinj janë këmbëngulës
Pas fazës së gjatë të vetmisë, çdo takim me bandillin e ri është i mundimshëm, sepse kërkon angazhim të madh. Vajzat e vetmuara shpesh heqin dorë nga meshkujt të cilët nuk u përshtaten menjëherë, ndërkaq edhe një shans tjetër u duket mundim i madh.