A është universi një simulim i sofistikuar? Shkencëtarët diskutojnë mundësinë…

A është universi një simulim i sofistikuar? Shkencëtarët diskutojnë mundësinë…

Ndonëse ne e perceptojmë universin si dicka shumë të madhe dhe reale, në vitet e fundit, një numër në rritje studiuesish kanë konsideruar mundësinë që gjithcka që ne e perceptojmë si realitet, mund të jetë një simulim i sofistikuar.

Një grup shkencëtarësh të spikatur – përfshirë Neil deGrasse Tyson; Lisa Randall, fizikanë në Harvard University; Max Tegmark, kozmolog në Massachusetts Institute of Technology (MIT); David Chalmers, profesor i filozofisë në Universitetin e Nju Jorkut; Zohreh Davoudi, fizikan në MIT dhe James Gates, fizikan në Universitetin e Maryland – u mblodhën në Muzeun e Historisë së Natyrës në Nju Jork, duke diskutuar mundësinë që universi të jetë, në fakt, një simulim i sofistikuar. Duket se në vitet e fundit studiuesit po bëhen tejet mendjehapur.

Mundësia që universi të mund të jetë simulim nuk është e re, dhe shumë studiues e kanë diskutuar në të kaluarën e largët. Disa madje kanë propozuar që universi mund të jetë një hologram, ndërsa të tjerë thonë se gjithcka që ne e konsiderojmë si univers, në fakt mund të jetë pjesë e një kodi të përparuar.

Sipas teorisë holografike, graviteti në univers vjen prej fijeve të holla që vibrojnë. Studiuesit thonë se këto janë holograme të ngjarjeve që ndodhin në një kozmos më të thjeshtë dhe shumë më të sheshtë.

Max Tegmark beson se deri 17 përqind të universit tonë mund të jetë një simulim i sofistikuar.

Filozofi Chalmers komentoi: “Ne nuk do mbërrijmë dot në një konkluzion që nuk jemi në simulim, sepse cdo provë do të ishte e simuluar”.

“Po të shihni të gjithë kuarket që lëvizin, rregullat janë tërësisht matematikore, me aq sa mund të them unë”, tha gjatë takimit Max Tegmark, një kozmolog në MIT. “Kjo më bën të pyes veten se mos jam një personazh në një lojë kompjuterike që nisi duke bërë të njëjtat pyetje të mëdha për botën e madhe të lojës sime. Ndoshta zbuloj gjithashtu se rregullat ishin tërësisht të ngurtë dhe matematikorë”.

Në të kaluarën shkencëtarët kanë propozuar edhe që universi mund të jetë një simulim i sofistikuar kompjuterik.

Robery Kuhn, autor i “Closer to the Truth” kohët e fundit e eksploroi këtë teori në një episod ku intervistoi shumë akademikë, përfshirë Nick Bostromin, një filozof në universitetin e Oksfordit, i cili argumenton se skenari i paraqitur në filmin Matrix mund të jetë i vërtetë, por “në vend të mendjeve të lidhura me një simulues virtual, mendjet tona mund të ishin pjesë e një simulimi me shumë universe”.

Filozofi Nick Bostrom mendon se “hipoteza e një simulimi gjigand është një formë e dobët e kreacionizmit, sepse krijuesit-simuluesit ndajnë disa prej atributeve që tradicionalisht u janë dhënë Zotit, në kuptimin që ai krijoi botën tonë”.

Ju cfarë mendoni? 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *