Jason Wu, influenca e Elvana Gjatës këtë sezon!

Jason Wu, influenca e Elvana Gjatës këtë sezon!

Dizanjeri kanadez, Jason Wu, prezantoi ditën e djeshme koleksionin e tij më të ri Pranverë/2018 në javën e modës në New York. Një nga emrat që parakaloi në pasarelë ishte dhe Bella Hadid, që tregoi mirënjohje të pafundme ndaj stilistit. Wu ishte shprehur për Vogue, se modelet për pranverën e ardhshme do të ishin shumë herë më të thjeshta e ideale për përditshmërinë, por kjo nuk do të thotë se pamë pak nga spektakli i artistit kanadez. I fokusuar më së shumti tek dizenjot me vija, çka të kujtojnë disi tendencën e rikthyer nga ZARA për këtë vjeshtë, çfarë tërhoqi më shumë vëmendje ishte detaji i modelimit: copa të kapura në njërën anë të belit, që ekspozonin një pjesë të zonës së barkut, njërën këmbë ose të dyja bashkë.

Koleksioni i Wu (pjesësrisht) na kujton një paraqitje jo pak të njohur, që e pamë edhe ditën e djeshme në rrjetet sociale. Elvana Gjata ka publikuar së fundmi dy imazhe në Instagram, e me aq sa mund të kuptohet dyshojmë se këngëtarja është në xhirime të klipit të ri. Paraqitjet e Elvanës në këto postime, të kujtojnë së tepërmi stilin e përzgjedhur nga Jason Wu për koleksionin e lartpërmendur. Fustani i kuq dhe ai rozë i këngëtares, dallojnë për të njejtin model të kapur në anë dhe çarjen në pjesën e poshtme për ekspozimin e këmbës. Të jetë kjo një rastësi apo ndoshta stafi bashkëpunues i Elvanës kanë shtyrë këngëtaren enkas për një përzgjedhje të tillë? Sido që të jetë, ngjashmëria është krejtësisht e dallueshme. Në galeri do të gjeni imazhet krahasuese, si dhe pak nga koleksioni i Jason Wu për pranverën e 2018-ës.

\bordo.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *