Të qëndruarit ulur për një kohë të gjatë dhe gjumi i tepruar, janë dy prej faktoreve kryesorë që ju shkurtojnë jetën.Një grup shkencëtarësh nga Australia kanë krijuar një listë të re të zakoneve që rrisin rrezikun për të vdekur në moshë të re.
Në një artikull të botuar në tabloidin “Daily Mail”, thuhet se njeriu që i ka të gjashtë këto zakone të këqija, rrezikon të vdesë gjatë një periudhe gjashtëvjeçare, në krahasim me dikë që bën jetë të pastër.
Të qëndruarit ulur më shumë se shtatë orë në ditë, të bërit pak ushtrime fizike dhe fjetja më shumë se nëntë orë gjumë, sipas ekspertëve është thuajse vdekjeprurëse, shkruan tvklan.
Në studimin e realizuar nga Universiteti i Sydney në Australi, grupi i shkencëtarëve evidentuan gjithashtu se vajtja në palestër në mbrëmje nuk e zhbën dëmin e bërë nga qëndrimi ulur gjithë ditën.