Nietzsche kompozitor!

Nietzsche kompozitor!

Filozofi gjerman Friedrich Nietzsche mendonte se forca qe e bënë njeriun të lëvizë është ‘vullneti për fuqi’. Ai gjithashtu na thotë se ‘pa muzikë, jeta do të ishte një gabim’.

Pavarësisht se ndikimi i tij në masë të madhe është në filozofi dhe filologji, Nietzsche gjithashtu ka kompozuar disa vepra për piano dhe violinë.

Të befasuar? Mos kini frikë: kompozimet e Nietzsche-s vijnë si një ‘zbulesë’ e ngjashme me muzikën klasike të dal mode.

Përfshirja e Nietzsche-s në muzikë filloi në vitin 1858 në shkollën prestigjioze Pforta në Naumburg të Gjermanisë, kur dhe filloi të punonte në kompozime muzikore.

Ai u njoh gjithashtu edhe me muzikën dhe shkrimet e Richard Wagner, i cili, pasi u takuan në 1868 ia prezantoj filozofit, kompozitorin hungarez Franz Liszt.

Përkundër dashurisë së tij për muzikën, kompozimet e dijetarit u kritikuan shumë – madje edhe nga shoku i tij Wagner. Këtë na tregon një ngjarje vitit 1871: Nietzsche i dërgoi një kompozim të pianos dhuratë për ditëlindje, gruas së Wagnerit – Cosima-s. Kur Cosima e luajti një pjesë të kompozimit në publik, Wagner u largua para se të përfundonte, dhe, menjëherë pas kësaj, një nga mysafirët e gjeti atë duke u gajasur së qeshuri nëpër dysheme. Imagjinojeni këtë fyerje të Wagnerit për punën tuaj. Ndonëse, Nietzsches ia kishte kthyer me këtë fyerje epike:

“A është Wagner në të vërtetë njeri? A nuk është ai një sëmundje? Çdo gjë që ai ka prekur e ka kthyer në sëmundje. Ai ka bërë muzikë të sëmurë.”

Megjithatë, Wagner nuk ishte i vetmi që kritikoi punën e Nietzsches. Gjithashtu edhe dirigjenti dhe pianisti gjerman Hans von Büloë e quan një nga pjesët e tij si “skicat më të padobishme dhe më antimuzikore në letër që unë kam hasur për një kohë të gjatë në muzikë”.

Ndoshta jo shumë reagime inkurajuese për Friedrich-un e shkretë.

Megjithëse kompozimet e tij nuk ishin pranuar asnjëherë pozitivisht, ndikimi i Nietzsche-s në kompozimet klasike është i pranuar gjerësisht.

Novela e tij filozofike “Kështu foli Zarathustra” ndikoi tek disa kompozitorë gjatë viteve 1890. Gustav Mahle e përdori si temë kryesore këtë vepër në Simfonin nr. 3. Edhe Frederik Delius e bazoi pjesën e tij muzikore “Një mision i jetës” në novelën e njëjtë të filozofit. Gjithashtu edhe Richard Strauss e bazoi Kështu foli Zarathustra-n e tij në novelën e Nietzsche-s që e ka me të njëjtin emër.

\filozofia.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *