Pasi u fuqizua me një stuhi edhe më të madhe mëngjesin e sotëm, uragani Irma preku brigjet e Floridës, në ishujt Key West. Stuhia e shkallës së 4, me erëra që shkojnë deri në 90 kilometra në orë, pritet të arrijnë mbi 200 kilometra në orë.
Janë më shumë se 35 milionë njerëz që janë lajmëruar të largohen për rrezikun e uraganit, pasi priten shkatërrime në disa zona të shtetit jugor amerikan. Sipas autoriteteve vendëse, të gjithë banorët janë paralajmëruar të gjejnë një vend të sigurt dhe të qëndrojnë derisa e gjithë stuhia të jetë larguar plotësisht.
Meteorologët thonë se Irma është stuhia më e fuqishme në 100 vitet e fundit. Pas largimit nga Key West, uragani pritet të lëvizë drejt brigjeve perëndimore të Floridës, drejt Shën Petersburgut. Guvernatori i Florida, Rick Scott, e cilësoi Irmën si një stuhi katastrofike që nuk është parë kurrë më parë nga ky shtet.
Të shtunën në mbrëmje, ai u banorëve se i gjithë shteti është në gjendjen e emergjencës, duke bërë atyre thirrje të largohen drejt zonave të evakuimit. Scott përsëriti thirrjen për infermierët dhe punonjësit e emergjencave që të ofrojnë ndihmën e tyre vullnetare, shumë të nevojshme pas stuhisë.
\revistaclass