Në fund fitoi ai. Largimi i tij nga Kukësi me kampionët e Shqipërisë që pretendonin se ishte ende nën kontratë me ta, u kthye në një nga telenovelat e kësaj vere, por betejën ligjore në Fifa e fitoi pikërisht Izair Emini dhe jo Kukësi. Tashmë sulmuesi tetovar është gati për të mbajtur sërish veshur fanellën e skuadrës së vendilindjes së tij Shkëndijës, dicka që 31-vjecari e dëshironte me cdo kusht, me Eminin që pret padurimin debutimin i cili mund të vijë këtë fundjavë në ndeshjen ndaj Pobedas.
Në një sezon e gjysmë me Kukësin, Emini fitoi gjithcka që mund të fitohet në Shqipëri ndërsa shënoi 20 gola në të gjithë kompeticionet me skuadrën verilindore. Por objektivi i rradhës për sulmuesin është të fitojë një tjetër titull kampion me Shkëndijën. Sëbashku me Hasanin, Cuculin dhe trajnerin Qatip Osmani, Emini ishte një nga protagonistët e titullit të vetëm kampion të fituar nga Shkëndija në Maqedoni në sezonin 2010-2011. 31-vjecari beson se ky është viti i duhur që kuqezinjtë të fitojnë sërish kampionatin.
Ndaj Pobedës këtë të Dielë, Emini shpreson të debutojë dhe pse të shënojë, për të kënaqur publikun tetovar. /SuperSport/