Misteri “Pop Culture”, Kelvi dhe Dojna zbulojnë detajet e programit, edhe një të ftuar special

Misteri “Pop Culture”, Kelvi dhe Dojna zbulojnë detajet e programit, edhe një të ftuar special

Sapo doli promo e programit më të ri që nis shumë shpejt në Top Channel, “Pop Culture”, reagimet e publikut ishin nga më të ndryshmet. Lajmet nëpër portale po ashtu… Një pjesë që u fokusuan te risia që sjell me vete një prej moderatorëve më të pëlqyer të momentit, një pjesë te shkopi i tij i bejsbollit, të tjerët te Dojna dhe veshja e saj. Por kjo ishte vetëm goditja e parë.

Zyrtarisht, Kelvi Kadilli dhe Dojna Mema janë dy moderatorët e programit rinor në Top Channel. Sot, ata ishin të ftuar në “Pasdite në Top Channel” për të treguar më shumë për programin e ri që do të ketë si targetgrup rininë.

Siç pranuan edhe vetë moderatorët, pas daljes së promos, komentet e publikut ishin nga më të ndryshmet, por më shumë kishte kureshtje si u bënë bashkë ata të dy: “Ka pasur shumë kureshtje për të mësuar si mund të jemi bashkë ne të dy – dy imazhe në publik që janë të ndryshëm çfarë mund të sjellin”, – tregon Dojna Mema, ndërsa Kelvi, si fillim ka marrë vetëm komente pozitive dhe komplimente:

Unë kam marrë vetëm komplimente, të them të drejtën. Në të vërtetë, për çdo gjë që kam bërë njerëzit janë të pakënaqur dhe e thonë opinion e tyre edhe kur nuk ua kërkon. Mua nuk është se më pëlqejnë shumë kritikat, por ne të dy e kemi me shumë pasion këtë gjë, promo është fantastike, ide e shumë njerëzve bashkë, kështu që gjithçka është shumë mirë..” – thotë Kelvi ndër të tjera.

Po çfarë do të ketë në qendër një program showbiz-i, i cili do të ketë të ftuar edhe shumë personazhe publikë? Sa e vështirë është t’i godasësh ata në një program të tillë? Kelvi, nga eksperienca me programin e tij në InTv, “Interview”, thotë se nuk është fare e vështirë: “Nuk është fare e vështirë t’i godasësh. Fakti që unë jam vetvetja në çdo gjë që bëj, fakti që ne çdo gjë që e themi, e kemi të bukur…” – mjafton për Kelvin që programi të ketë sukses. Madje, nisur nga eksperienca, ai tregon se pikërisht ata personazhe, të cilët, për një moment, mund të jenë ndier të fyer (pa dashje) apo të ngacmuar në programin e tij, e kanë kontaktuar dhe kanë dashur të vijnë sërish në program.

Por nuk mbaron e gjitha këtu… Ngacmimit të Jonida Shehut për të zbuluar të tjera sekrete nga programi, Dojna i përgjigjet: “Nuk keni parë asgjë akoma…” Duke nxitur kureshtjen e publikut, me disa personazhe të njohur nga bota e showbiz-it, dy moderatorët zbulojnë edhe një personazh, të cilin ata do ta kenë të ftuar shumë shpejt: Elvana Gjata do të jetë ekskluzivisht në “Pop Culture” dhe ata japin garanci 100 për qind për këtë.

Nuk është e vetmja. Me dhjetëra të tjerë do të jenë pjesë e programit të ri që ka nisur me “sherr”. Shkopi i bejsbollit që mban në dorë Kelvi në promon e programit, në mënyrë metaforike ose jo, do të jetë një “thupër” për të goditur ndonjëherë edhe personazhe që nuk janë të vërtetë para publikut. Pse jo, për të sjellë diçka reale, jashtë një profili të stisur e të manipuluar. Në fund të fundit, ky është qëllimi i “Pop Culture” – një program i vërtetë me personazhe të vërtetë, që thonë gjëra të vërteta. Siç janë edhe ata të dy…

\revistaclass

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *