Route 60+…Histori të cilat formuan një Evropë më të mirë
Datat: 17 Nëntor 2017 – 30Prill 2018
Vendi: Itali
Afati i fundit për të aplikuar: 13 Shtator 2017
Route 60+ është një projekt afatgjatë i cili ka për qëllim të mbledhë “histori për Evropën”, të cilat kanë formuar dhe ri-formuar një Evropë më të mire 30 vitet e fundit, permes pjesëmarrjes, përfshirjes, fuqizimit të mijrave të rinjve në programe të ndryshme edukimi.
Data dhe Koha
Route 60+ do të zgjasë 6 muaj e ndarë në 3 faza:
- Përgatitjet e Tetorit që do të jenë online me pjesmarrësit e përzgjedhur,
- Trajnimet në Nëntor 2017,
- Punë kreative në Dhjetor 2017- Prill 2018 dhe mbledhja e historive nga e gjithë Evropa,
- Eventi final në Prill 2018, mbyllja e seminareve dhe konferencave të hapura.
Koha e investimit konsiston në 14 ditë (duke përfshirë dhe ditët e udhëtimit) për trajnimin dhe eventin final, plus punën e vetë-organizuar, gjatë 5 muajve të kësaj pune.
Objektivat kryesore
- Fokusimi për të rritur virtytshmërinë e Evropës nëpërmjet programeve edukative nga Komisioni i Evropës për të Rinjtë.
- Rritja e impaktit të programeve Evropiane, si ndikojnë ato pozitivisht tek të rinjtë, tek njerëzit, organizatat ,dhe vlerat Evropiane.
- Mbledhja dhe ndarja e historive dhe eksperiencave nga “aktorë” që kanë përfitime nga këto programe.
- Zbulimi i një Evrope të re nga histori të vërteta, nga njerëz të cilët kanë mësuar dhe kanë marrë përfitime nga këto programe.
- Përdorimi i një ndikimi pozitiv prej 30 vitesh në programet Evropiane për t’u marrë më mirë me sfida të reja që evropa po përballet.
- Të forcohet rëndësia dhe njohja e arsimit në një mënyrë më specifike dhe jo formale për edukimin.
- Të theksohet mënyra se si një cilësi më e mirë dhe më e thellë vemendjeje mund të bejë një ndryshim të madh.
Shpenzimet
Ky projekt është i financuar nga Eramus+: Programi Rinia në Veprim . të përzgjedhurit për këtë trajnim do të kenë të mbuluara të gjitha shpenzimet si (akomodimi,udhëtimi,visa.etj) perveç tarifës së pjesëmarrjes të cilat varjojnë nga vendi në vend. Ju lutem kontaktoni ERAMUS+ tuaj: Programi Rinia në Veprim për të mësuar detajet financiare, mënyrën e prenotimit të biletës së udhëtimit si dhe rimbursimin e shpenzimeve.
Për më shumë detaje kontaktoni (a.villani@agenziagiovani.it)
Shkarkoni: